Victor Boniface raportohet se është shumë afër transferimit te Milani, ndërsa Bayer Leverkusen po shqyrton ofertën zyrtare të dërguar nga “Rossonerët”.
Sipas gazetarit të Sky Sport, Patrick Berger, sulmuesi i Leverkusen është pranë kalimit në Serie A. Milani ka dërguar një ofertë zyrtare për sulmuesin nigerian, e cila aktualisht po analizohet nga klubi gjerman.
Eksperti i merkatos në Itali, Gianluca Di Marzio, gjithashtu e ka konfirmuar ofertën e Milanit për Boniface. Ndërkohë, Berger shton se lojtari ka arritur marrëveshjen personale me klubin italian dhe po pret vetëm “dritën jeshile” për t’u bashkuar me ta.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani ka rifilluar interesimin për Boniface, pasi negociatat për Rasmus Hojlund janë komplikuar sepse sulmuesi i Manchester United këmbëngul për një transferim përfundimtar.
Megjithatë, Milani ende është në bisedime me Hojlundin dhe madje ka dërguar një ndërmjetës në Londër për të zhvilluar biseda me babain e lojtarit.
Por nëse këto negociata nuk japin rezultat, rruga drejt Boniface shihet si shumë e realizueshme.
Milani dërgon ofertë zyrtare te Leverkuseni për Boniface / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.