AC Milan ka ndërmarrë hapin e parë konkret drejt transferimit të mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka.

Klubi italian ka zhvilluar sot kontaktin e parë zyrtar me Bayer Leverkusenin, duke sinjalizuar seriozitetin në interesimin për yllin e kombëtares së Zvicrës.

Mediat italiane konfirmojnë se tashmë kanë nisur bisedimet klub me klub, ndërkohë që vetë Xhaka është i hapur për t’iu bashkuar projektit të Milanit.

Lojtari 31-vjeçar ka pasur një sezon mbresëlënës në Bundesliga, duke qenë një nga liderët kyç të Leverkusenit në dy sezonet e fundit.

AC Milan është në kërkim të një mesfushori me përvojë dhe profil lideri, dhe Xhaka shihet si ideali për të sjellë stabilitet dhe karakter në mesfushën kuqezi. Bisedimet janë në fazën fillestare.

Në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të mëtejshme rreth këtij transferimi të bujshëm që mund të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e Xhakës.

Milan nis kontaktet zyrtare për Xhakën, fillojnë negociatat me Leverkusenin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version