Granit Xhaka po vazhdon të mbetet një nga objektivat kryesore të AC Milan.
Kapiteni i Zvicrës po konsiderohet si një lojtar që do t’i përshtatej perfekt stilit të lojës së Massimiliano Allegrit.
Për këtë arsye “Rossonerët” janë duke i bërë trysni Bayer Leverkusenit.
Mediat gjermane raportojnë se drejtori i ri sportive, Igli Tare ka shkuar personalisht në Gjermani për t’u takuar me drejtuesit e “Farmaceutikëve”.
Derisa e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se Milani ia ka ofruar Leverkusenit 10 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit, transmeton Klankosova.tv.
Por, duket se kjo shumë nuk është e mjaftueshme për ish-kampionët e Gjermanisë, të cilët mund t’i kërkojnë deri në 15 milionë euro.
Ose kërkesë e Leverkusenit, është mbrojtësi Malick Thiaw, një profil i vlerësuar lartë nga trajneri i ri, Erik ten Hag, por të cilin duket se nuk dëshiron ta lëshojë trajneri Allegri.
Xhaka, nga ana e tij, e ka shprehur gatishmërinë për të lëvizur drejt Serie A pasi eksperiencës së jashtëzakonshme me Leverkusenin, të cilit këtë verë duket se do t’i ikin krejt yjet, krahas trajnerit Xabi Alonso.
Në sezonin 2024/25, 32 vjeçari i ka zhvilluar 49 ndeshje, ndërsa i ka realizuar 2 gola dhe i ka bërë 7 asistime.
Vlera e kartonit të Xhakës në treg sipas faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve, Transfermarkt është 12 milionë euro.
Milan i ofron 10 milionë euro për Xhakën, kjo është kërkesa e Leverkusenit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.