Milan fitoi sfidën e parë zyrtare të këtij sezoni, 2–0 ndaj Barit në Kupën e Italisë.

Përpara 71 mijë spektatorëve në “San Siro”, skuadra milaneze triumfoi ndaj asaj puljeze, duke kaluar në turin e dytë.

Leao zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të, por menjëherë u shtrëngua të largohej nga fusha për shkak dëmtimi. Në ditët në vijim do të vlerësohet shqetësimi që ka në pulpë.

Shënuesi tjetër ishte Pulisic në të 48-ën. Në fushë si titullar luajti Samuele Ricci, i cili i la më pas vendin Luka Modric. Nga stoli e nisi edhe afrimi tjetër i merkatos së verës, Ardon Jashari. Të tre bënë një paraqitje të mirë.

Në turin e dytë, Milan do të luajë me Lecce, ku aktivizohen futbollistët e Kombëtares, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.

Milan fiton në kupën e Italisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version