Drita dhe Shkëndija janë të vetmet skuadra shqiptare në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo të dyja do të kenë kundërshtarë të vështirë, me Dritën që zhvillon ndeshjen ndaj Copenhagenit, ndërsa Shkëndija kundër ish-kampionëve të Evropës, FCSB.

Në rast të ndonjë kualifikimi historik nga të dyja skuadrat, të dyja kanë mësuar kundërshtarët potencial në raundin e tretë, me Dritën që mund të përballet me fituesin e ndeshjes RFS-Malmo si dhe Shkëndija me fituesin e ndeshjes Shelbourne-Qarabag.

Në rast të eliminimit të tyre, do të vazhdojnë garat në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës si dhe potencialisht në play-offin e Ligës së Konferencës.

Mësohet rrugëtimi i Dritës dhe Shkëndijës në rast të kualifikimit në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version