Real Madridi i ka vënë vetës një qëllim tjetër për të përforcuar mbrojtjen për sezonin e ri, e ai është Alvaro Carreras.

Mbrojtësi i majtë i Benficas, vetëm 22-vjeçar e ka bindur klubin e Realit, i cili është duke punuar shumë për të mbyllur marrëveshjen për të për një shumë prej 40 deri 50 milionë euro.

Bisedimet mes Realit dhe klubit nga Lisbona janë të avancuara për momentin, edhe pse disa detaje – siç është çmimi përfundimtar i marrëveshjes – kanë mbetur pa u përmbyllur.

Sipas “AS”, Benfica kërkon së paku 40 milionë euro, por shpreson që të arrijë deri në 50 milionë euro për një lojtar që po pëlqehet nga shumë klube europiane.

Në këtë marrëveshje, 18 milionë euro të tjera do t’i shkojnë Manchester Unitedit, pasi ky i fundit ka mundësinë e rikthimit të lojtarit në ekip, pikërisht për të shumë.

Carreras e ka mbështetjen e plotë të Xabi Alonson, me ktë të fundit që është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Realit për sezonin e ri.

Trajneri spanjoll dëshiron një mbrojtës krahu për thellësi të skuadrës, që i përshtatet sistemit të tij, me Carreran që do të ishte kyç në anën e majtë të mbrojtjes, derisa në të djathtën kryesori do të jetë Trent Alexander-Arnold.

Mbrojtja do të përbëhej nga lojtarë të përshtatshëm për shumë pozita, si Daniel Carvajal, Fran Garcia dhe qendërmbrojtësit si Eder Militao, Antonio Rudiger, David Alaba, Dean Huijsen dhe Raul Asencio.

Edhe pse marrëveshje pothuajse është finalizuar, njoftimi zyrtar për transferimin e tij nuk do të publikohet deri të përfundojë finalja e Kupës së Portugalisë mes Benficas dhe Sporting Lisbonës./Express

Mësohet çmimi që Reali do ta paguajë për Alvaro Carreras / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version