minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Më foli në shqip, ishte në moshën e nënës sime”, Kosovare Asllani ia dhuron fanellën bashkatdhetares pas lutjes së saj - Shqiperia.info

Kapitenja e Suedisë, Kosovare Asllani, kishte ndërmend ta mbante fanellën që veshi për paraqitjen e saj të 200-të në fitoren 1-0 të skuadrës së saj ndaj Danimarkës në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian të Grave javën e kaluar, por lutjet e një gruaje nga tribunat derisa ajo po largohej nga fusha e shkatërruan këtë ide.

“Ajo ishte në moshën e nënës sime dhe mendova: ‘Nëse ajo vërtet e dëshiron, mund ta ketë’. Unë kam kaq shumë fanella në shtëpi gjithsesi”, u tha Asllani gazetarëve pasi skuadra e saj kaloi në raundet eliminuese pas një fitoreje 3-0 ndaj Polonisë të martën.

“Doja ta mbaja, por kur zëri i gruas tingëllonte kaq i dëshpëruar ndërsa thërriste, vendosa ta dhuroja”.

35-vjeçarja, prindërit e së cilës janë nga Kosova, tha se u habit pak kur dëgjoi tifozen duke e thirrur, e cila më pas u identifikua nga gazeta suedeze Expressen si një 60-vjeçare banore e Gjenevës nga Kosova me emrin Flora, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Ishte e këndëshme, e dija që ishte nga Kosova, më thirri në shqip. Ishte në moshën e nënës sime dhe shumë e ëmbël, e meritonte”, tha Asllani.

Tifozja tha se kapitenja suedeze ishte lojtarja e saj e preferuar dhe se kishte një plan për atë që donte të bënte me fanellën.

“Do ta marr fanellën me vete në Kosovë, nga janë prindërit e saj, për të ndarë gëzimin tim me tifozët e saj atje”, tha Flora për Expressen.

“Më foli në shqip, ishte në moshën e nënës sime”, Kosovare Asllani ia dhuron fanellën bashkatdhetares pas lutjes së saj / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version