minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
“Mbretërit e Evropës”, Real Madrid fiton trofeun e 15-të të Champions League - Shqiperia.info

Mund të konsiderohen edhe si kampionët e Evropës. “Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur një tjetër sukses në “kontinentin e vjetër”, duke fituar për të herë 15-të, trofeun e UEFA Champions League, teksa në finalen e madhe, të “Ëembley” në Londër ia arritën të mundin me rezultatin e pastër 2 me 0, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.

Dominues total të të sfidës ishin gjermanët, mirëpo një super Thiabout Courtois, i cili u la jashtë grumbullumit të Belgjikës ndali çdo rast të “Verdhezinjve”, derisa Carvajal e Vinicius Junior lëshuan kundërpërgjigjen spanjolle, me dy golat e tyre në fundin e pjesës së dytë e më konkretisht në minutat 74’ e 83’, për të “vulosur” gjithçka.

Kështu, siç theksuam edhe më lart, “Galaktikët” fituan të për herë të 15-të trofeun e UEFA Champions League, më shumë se çdo klub tjetër. Ndërkaq, duhet kujtuar se ky është edicionin e fundit i këtij kompeticioni me këtë format, pasi duke filluar që nga sezoni i radhës do të ndryshojë gjithçka dhe me rregullat e reja pritet të ketë edhe jo pak surpriza.

“Mbretërit e Evropës”, Real Madrid fiton trofeun e 15-të të Champions League / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version