Kylian Mbappé është zyrtarisht golashënuesi më i mirë i Evropës për sezonin 2024/25.
Me 31 gola në LaLiga, sulmuesi francez grumbulloi 62 pikë dhe fitoi Çizmen e Artë, duke vlerësuar performancën e tij të shkëlqyer në Real Madrid.
Konkurrencë të fortë i bëri Viktor Gyökeres me 39 gola në ligën portugeze, por për shkak të koeficientit më të ulët prej 1.5 pikësh për gol, suedezi përfundoi me 58.5 pikë.
Mbappé përfitoi nga koeficienti më i lartë i LaLigës dhe fitoi me bindje.
Mbappé, mbreti i golave në Evropë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.