Real Madrid ka vendosur që t’i japë sulmuesit Kylian Mbappe një numër të ri, vetëm një vit pas mbërritjes së tij në “Santiago Bernabeu”.

Plani fillestar, kur sulmuesi francez mbërriti, ishte t’i dorëzohej atij fanella me numrin 10, verën e kaluar.

Megjithatë, Luka Modric rinovoi kontratën e tij, disi papritur, dhe e mbajti këtë numër. Mbappe ishte i gatshëm të kalonte edhe një sezon tjetër me numrin 9, nëse Modric do të qëndronte.

Këtë verë, nuk kishte shumë kandidatë për numrin 10. Ndryshimi i numrit të 26-vjeçarit do të jetë pjesë e strategjisë së marketingut të klubit, pasi numri ikonik 10 zakonisht është ai që shitet më shumë. Mbappe gjithashtu mban numrin 10 në kombëtaren franceze, dhe vendimi erdhi si nga klubi, ashtu edhe nga vetë lojtari.

Alternativat do të ishin Arda Guler, 20 vjeç, pa një vend të garantuar në formacion, ose Franco Mastantuono, i cili do të mbërrijë në gusht. Por 18-vjeçari tashmë do të ketë presion të madh ndërsa adaptohet me jetën në një kontinent të ri pas një transferimi prej 63 milionë eurosh. Ndërsa Rodrygo, i cili mban numrin 11, duket se po largohet nga klubi.

Ky ndryshim mund të jetë një shtysë për Mbappe që të lërë pas sezonin e kaluar. Edhe pse ai doli “golashënuesi më i mirë” dhe bëri një paraqitje të mirë në gjysmën e dytë të sezonit, situata e “Los Blancos” bëri që sezoni të mbyllej në një mënyrë të trazuar.

Si Mbappe, ashtu edhe Vinicius kanë qenë në qendër të kritikave rreth paraqitjes së tyre. Tashmë në klub duhet të vendoset se kush do ta mbajë numrin 9. Asnjë nga kandidatët kryesorë, Gonzalo Garcia Torres ose Endrick Felipe, nuk e kanë staturën prej ylli të nevojshme për të mbajtur në shpinë këtë numër te galaktikët.

Mbappe do të mbajë numrin “10” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version