Maqedonia e Veriut do t’i zhvillojë dy ndeshje të Ligës së Kombeve në muajin tetor.
Kombëtarja e shtetit fqinj do të përballet këtë muaj me Letoninë dhe me Armeninë.
Dhe, selektori Blagoja Milevski e ka publikuar sot listën e të ftuarve për këto dy ndeshje, ndërsa edhe këtë herë shihet një numër i konsiderueshëm i lojtarëve shqiptarë.
Më saktësisht, janë ftuar pesë futbollistë shqiptarë për duelet e tetorit.
Bëhet fjalë për Visar Muslin – Paderborn (Gjermani), Ezgjan Alioskin – Al Ahli (Arabia Saudite), Enis Bardhin – Trabzonspor (Turqi), Isnik Alimin – Sepsi (Rumani) e Lirim Qamilin – Sonderjiske (Danimarkë).
Maqedonia e Veriut do të luajë më 10 tetor me Letoninë në kryeqytetin, Riga, ndërsa tri ditë më pas, më saktësisht më 13 të këtij muaji, do të ketë punë me Armeninë në Jerevan.
Maqedonia e Veriut me pesë shqiptarë në ndeshjet e tetorit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.