minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Luis Figo jep përgjigje interesante kur u pyet rreth debatit Ronaldo – Messi - Shqiperia.info

Legjenda e Real Madridit, Luis Figo ka dhënë mendimin e tij rreth debatit e më të mirit të historisë, mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Rivaliteti mes Ronaldos dhe Messit, mund të thuhet se është më i madhi në historinë e të gjithë sporteve, me fansat e dy lojtarëve që shpesh debatojnë se cili është më i miri nga dytë.

Derisa fansat e portugezit thonë se Ronaldo është më i mirë sepse ka më shumë gola të shënuar se Messi, fansat e këtij të fundit besojnë se debati është mbyllur në dhjetor të vitit 2022, kur Argjentina e fitoi Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dhe tani, Luis Figo ka dhënë mendimin e tij rreth këtij debati, duke diskutuar talentin e Ronaldos, me të cilin kishte luajtur pak te kombëtarja e Portugalisë.

Figo luajti së bashku me Ronaldon në vitet e tij të fundit të karrierës ndërkombëtare, duke kompletuar 23 ndeshje së bashku në fushën e blertë, teksa kishin kombinuar edhe në katër gola të shënuar.

Duke folur për “GiveMeSport”, Figo bëri me dije mendimin e tij në këtë dëbat të njohur.

“Unë mendoj se Ronaldo ka bërë dhe po vazhdon të bëj histori, jam i sigurt se do të mbahet mend si një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë. Është gjithmonë subjektive të flasësh se kush është më i miri i kësaj gjenerate, sepse është edhe Lionel Messi dhe disa të tjerë”, tha ai.

“Por, sigurisht se Ronaldo do të mbahet mend si ndër më të mirët e të gjitha kohërave. Mund të themi, po, por gjithmonë me respekt ndaj Messit dhe lojtarëve të tjerë të talentuar”, shtoi ai.

Si Messi, si Ronaldo kanë fituar “Topin e Artë” më shumë se çdo lojtar tjetër, me Messin që ka 8 sosh, derisa Cristiano ka pesë.

Edhe Figo është fitues i këtij çmimi, të cilin e kishte fituar në nëntor të vitit 2000, pak pas transferimit të tij të bujshëm nga Barcelona te Real Madridi./Express

Luis Figo jep përgjigje interesante kur u pyet rreth debatit Ronaldo – Messi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version