minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Luis Enrique pas triumfit ndaj Realit: E kam telefonin të mbushur me mesazhe nga tifozët e Barçës - Shqiperia.info

Luis Enrique është më meritori për sensacionin që po e bën Paris Saint-Germaini.

Trajneri spanjoll e ka shndërruar në një “stuhi” ekipin parisien, i cili mbrëmë e dërrmoi Real Madridin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.

E ish-trajneri i Barcelonës thotë se ka marrë urime të shumta për kalimin në finale, e mbi të gjitha për faktit se e mposhti Realin.

Këto urime i erdhën kryesisht nga tifozët dhe ata që e duan më së shumti Barcelonën, një rival i përjetshëm i “Los Blancos”.

“Nuk jemi ndalur asnjëherë. E kam telefonin të mbushur me mesazhe nga tifozët e Barcelonës, të cilët më bëjnë komplimente. Kur luan kundër një skuadre të madhe, e jep gjithmonë 100 për qindëshin nga vetja. Nuk ndalesh, edhe pse disa lojtarë kishin nevojë për pushim”, deklaroi trajneri spanjoll pas fitores me rezultat 4:0 ndaj “Mbretërve” të Spanjës./Express

Luis Enrique pas triumfit ndaj Realit: E kam telefonin të mbushur me mesazhe nga tifozët e Barçës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version