Adoleshenti do të duhet të ndjekë të njëjtën praktikë si një tjetër lojtar i Arsenalit.
Një lojtar i Arsenalit pritet të “ndalohet” nga dhoma e zhveshjes së ekipit të parë për shkak të një rregulli strikt që zbatohet në të gjitha klubet e Mbretërisë së Bashkuar.
Arsenali ka udhëtuar drejt Azisë për turneun parasezonal në Singapor dhe Hong Kong, si përgatitje për sezonin 2025/26.
Në një konferencë për shtyp para ndeshjes, Mikel Arteta u pyet për një sërë çështjesh, përfshirë edhe akuzat për përdhunim ndaj Thomas Partey-t.
Para përballjes me AC Milan të mërkurën, Arteta tha: “Jemi shumë të entuziazmuar që jemi këtu. Është një mikpritje e jashtëzakonshme nga tifozët tanë, janë kaq pasionantë. Po përpiqemi të përshtatemi edhe me kushtet, me motin, nuk mundëm të stërviteshim këtë mëngjes, ndaj duhet të përshtatemi me këto situata.”
Yjet e ekipit të parë të Arsenalit do të jenë në aksion gjatë turneut të tyre në Azi, me Declan Rice dhe William Saliba që pritet të luajnë.
Edhe Max Dowman mund të ketë minuta, pasi është përfshirë në listën prej 30 lojtarësh që kanë udhëtuar me skuadrën.
Dowman, vetëm 15 vjeç, ka qenë duke u stërvitur me ekipin e parë prej disa kohësh dhe ishte pjesë e kampit dimëror të Arsenalit në janar.
Mesfushori ofensiv ka marrë fanellën me numrin 56 për këtë turne, ndërsa Arteta e ka cilësuar atë si një “talent të madh” dhe ka lënë të kuptohet se mund të jetë pjesë e planeve të tij për sezonin e ri.
Nëse Dowman luan për Arsenalin në sezonin 2025/26, ai mund të detyrohet të ndërrohet i ndarë nga bashkëlojtarët e tij, pasi udhëzimet e FA-së rekomandojnë që lojtarët nën 18 vjeç, të cilët konsiderohen ligjërisht si fëmijë, të mos ndërrrohen bashkë me të rriturit.
Nuk do të jetë hera e parë që Arteta do të duhet të respektojë këtë udhëzim, pasi ai më herët e kishte quajtur këtë rregull “të pabesueshëm” kur Ethan Nwaneri nuk ishte lejuar të përdorte dhomën e zhveshjes së ekipit të parë para se të mbushte 18 vjeç.
Dowman, i cili i mbush 16 vjeç në dhjetor, me shumë gjasë do të ndjekë të njëjtën praktikë si Nwaneri, nëse thirret nga Arteta për të qenë pjesë e ekipit të parë.
Sensacioni i ri shënoi 19 gola dhe dha 5 asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat për ekipet e moshave të Arsenalit sezonin e kaluar.
Lojtarit të Arsenalit pritet t’i ndalohet hyrja në zhveshtore – për një arsye “të pabesueshme” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.