minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Liverpooli vendos ta pensionojë numrin 20 në nderim të Diogo Jotas - Shqiperia.info

Liverpool FC ka publikuar një deklaratë prekëse në kujtim të Diogo Jotës, pas vdekjes së tij tragjike së bashku me vëllain e tij André Silva.

Në këtë njoftim, klubi ka konfirmuar se numri 20 do të përjetësohet në histori për kontributin që Jota dha gjatë sezonit madhështor 2024-25, kur Liverpooli fitoi titullin e 20-të në histori.

Në deklaratën e klubit thuhet:

“Numri 20 do të përjetësohet me të drejtë për kontributin e tij si pjesë e skuadrës kampione të sezonit 2024-25 – titulli i 20-të i klubit – me lëvizjen e tij karakteristike dhe golin e fitores përpara Kop-it në derbin e Merseyside të muajit prill, që mbetet goli i fundit i jetës së tij.”

Goli ndaj Evertonit, i shënuar përpara tribunës legjendare “The Kop”, ka marrë tashmë një peshë emocionale të jashtëzakonshme. Ai nuk ishte vetëm një moment sportiv, por një përshëndetje e fundit nga një lojtar që kishte fituar zemrat e tifozëve me përkushtimin, profesionalizmin dhe shpirtin luftarak në fushë.

Kërkesa nga tifozët për të pensionuar fanellën me numrin 20 është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, dhe mesazhi i klubit përforcon ndjenjën se Diogo Jota do të kujtohet gjithmonë jo vetëm si një futbollist i madh, por si pjesë e pandashme e historisë së Liverpoolit.

Liverpooli vendos ta pensionojë numrin 20 në nderim të Diogo Jotas / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version