Florian Wirtz është zyrtarisht një lojtar i Liverpool. Njoftimi është dhënë nga klubi gjerman Bayer Leverkusen, që bën të ditur arritjen e marrëveshjes dhe largimin e fantazistit pas pesë sezoneve.

Wirtz ishte një nga lojtarët më të kërkuar në fillim të merkatos, me klube si Bayern Munich dhe Manchester City, që shfaqën interes, por Liverpool u tregua më i shpejtë për të mbyllur akordin.

Për transferimin e 22-vjeçarit, klubi anglez ka paguar rreth 140 milionë euro në arkat e Leverkusen dhe bëhet afrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.

Wirtz ka firmosur kontratë pesëvjeçare dhe menjëherë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Arne Slot. Fantazisti gjerman bëhet lojtari i dytë që afrohet te Liverpool nga Leverkusen, pas Jeremie Frimpong.

Liverpool zyrtarizon Wirtz, detajet e kontratës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version