Liverpool ka reaguar lidhur me vdekjen tragjike të futbollistit Diogo Jota, i cili ishte pjesë e këtij klubi që nga viti 2020.
Klubi ka thënë se është i shkatërruar nga vdekja e Jotas, teksa bëri thirrje për respektim të privatësisë së familjes, miqve dhe shokëve të ekipit, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.
“Klubi është njoftuar se 28-vjeçari ka vdekur pas një aksidenti rrugor në Spanjë, së bashku me vëllain e tij, Andre. Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment tjetër për momentin dhe kërkon që të respektohet privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të klubit të Diogo-s dhe Andre-s, ndërsa ata përpiqen të përballen me këtë humbje të paimagjinueshme. Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë.”, thuhet në deklaratën e klubit/Reporteri.net
Liverpool “i shkatërruar” nga vdekja tragjike e yllit Diogo Jota / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.