minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Liga e Kampionëve rikthehet me sistem të ri, përballje të forta sonte - Shqiperia.info

Sonte nis edicioni i ri në Champions League.

Adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi të shohin përballje interesante mes ekipeve.

Në program do të jenë gjithsej gjashtë ndeshje, dy me fillim nga ora 18:45: Juventus – Psv Eindhoven dhe Young Boys Aston Villa.

Derisa katër ndeshje të tjera do të fillojnë nga ora 21:00.

Derbi i kësaj mbrëmje parashihet të zhvillohet në “San Siro” në mes të Ac Milan dhe Liverpoolit.

 

Të gjitha ndeshjet e sotme dhe orari:

Juventus – PSV Eindhoven 18:45

Young Boys – Aston Villa 18:45

Milan – Liverpool ora 21:00

Bayern Munich – Dinamo Zagreb ora 21:00

Real Madrid – Stuttgart ora 21:00

Sporting Lisbona – Lille ora 21:00

Po ashtu lojë interesante pritet të jenë edhe ndeshjet në mes të Bayern Munchen dhe Dinamo Zagreb, Real Madrid – VFB Stuttgart dhe Sporting – Lille.

Liga e Kampionëve rikthehet me sistem të ri të garës. Sipas vendimit të UEFA-së, faza e grupeve tashmë është zëvendësuar me një sistem të ri, të quajtur Faza e Ligës, aty ku do të shohim ndeshje jashtëzakonisht të forta.

 

Liga e Kampionëve rikthehet me sistem të ri, përballje të forta sonte / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version