minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Lëndohet Armando Broja, sulmuesit shqiptar i vendosin maskë oksigjeni - Shqiperia.info

Fati nuk është me Armando Brojën, me sulmuesin shqiptar që dëmtohet menjëherë sapo u kthye nga një dëmtim tjetër.

Në ndeshjen e FA Cup kundër Peterborough, 23-vjeçari shqiptar u fut si zëvendësues, teksa në minutën e 82’ të takimit, pas një ndërhyrje të rrezikshme nga mbrojtësi kundërshtar, ai u rrëzua në tokë.

Kjo gjë solli panik në stafin mjekësor të Everton, të cilët, sipas mediave angleze, u detyruan që t’i vendosnin për një moment edhe maskën e oksigjenit.

Pas shumë minutash, Broja u detyrua të dilte me barelë nga fusha e lojës, i cili u zëvendësua në minutën e 89’ të takimit, me sulmuesin shqiptar që nuk i mbajti dot lotët.

Ky duket dhe si një lajm i keq për Kombëtaren shqiptare dhe Sylvinhon, të cilët presin menjëherë një lajm nga stafi mjekësor i Everton, nëse do të mungojë aq gjatë sa të humbasë dhe dy sfidat e marsit me Anglinë dhe Andorrën.

 

Lëndohet Armando Broja, sulmuesit shqiptar i vendosin maskë oksigjeni / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version