Ardon Jashari ka pësuar lëndim dhe do të mungojë në ndeshjen e fundjavës ndaj Lecces.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Massimiliano Allegri, i cili shpjegoi se mesfushori shqiptar e ka pësuar një goditje në stërvitje, e cila do t’ia pamundësojë atij paraqitjen në xhiron e dytë të sezonit të ri në Serie A, shkruan “footitalia”.

Me këtë rast vihet në dyshim prezenca e futbollistit shqiptar nga Maqedonia e Veriut për Zvicrën ndaj Kosovës, ndeshje kjo që do të luhet më 5 shtator në Basel.
Stafi mjekësor i Milanit shpejt do të tregojë për natyrën e lëndimit dhe për periudhën sa do të qëndrojë jashtë fushës së blertë mesfushori i ri Kuqezi, të cilin gjiganti italian e bleu javë më parë nga Club Brugge.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e zbuloi sot listën e të ftuarve për ndeshjet e shtatorit, ndërsa aty figuronin dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari. /Gazeta Express

Lëndohet Ardon Jashari, do të mungojë kundër Lecces, në dyshim paraqitja ndaj Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version