minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Lëndohen dy portierët e Serbisë para duelit me Shqipërinë - Shqiperia.info

Serbia ka probleme para duelit me Shqipërinë.

Dy portierët e skuadrës serbe, Rajkovic dhe Jovanovic janë lënduar dhe këtë e ka konfirmuar trajneri, Stojkovic.

“Portieri Rajkovic ka një dëmtim në kuadriceps. Duket sikur do të ishte gati, por klubi vendosi që ai duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente. Është planifikuar për nesër në Finlandë, mendoj në Helsinki. Gjithashtu kemi një dëmtim të portierit Jovanovic, ai ka një dëmtim të tendinit të Akilit. Morëm një raport nga Partizani i Serbisë. Ai ka nevojë për pushim për të riparuar dëmtimin. Ne kemi vendosur që portieri Kalicanin të bashkohet”, tha Stjokovic.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë luhet me 7 qershor në “Air Albania”.

Lëndohen dy portierët e Serbisë para duelit me Shqipërinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version