Laura Fazliu e ka nisur me fitore aventurën e saj në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Garuesja kosovare e mposhti polaken Natalia Kropska me Ippon në kategorinë deri në 63 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.
Ky meç i takoi xhiros së dytë pasi të parën Fazliu e kaloi pa luftë.
Në rrethin e tretë, respektivisht në të tetën e finales, xhudistja e Kosovës do të përballet me italianen Carlotta Avanzato.
Laura, e cila rikthehet nga një lëndim që s’po e linte rehat, synon të fitojë medalje në këtë Botëor.
Siç dihet, paraprakisht në këtë Botëror medalje të argjendtë fitoi Distria Krasniqi, ndërsa pa medalje mbeti Akil Gjakova.
Laura Fazliu e nis me fitore aventurën në Botërorin e xhudos / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.