Ka kohë që lakohen disa emra për selektor të kombëtares së Kosovës në futboll.

Një emër që tani duket më bindës se mund ta marrë drejtimin e kombëtares tonë, është gjermani Bruno Labbadia.

“Bruno Labbadia, kandidati kryesor për tu emëruar trajner i Kosovës

Trajneri gjerman pritet ta vizitojë Kosovën gjatë ditëve në vijim për të parë kushtet e punës.

Në parim, Labbadia është dakord të pranojë detyrën e selektorit të Kosovës.

57-vjeçari ka qenë trajner i disa klubeve të njohur në Bundesligë: Bayer Leverkusen, Hamburg, Stuttgart, Wolfsburg, Hertha etj”., ka shkruar gazetari Arlind Sadiku.

Ky pritet të jetë selektori i ri i kombëtares së Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version