Faza e 1/8 së finales së Kupës së Botës për Klube sjell sot dy ndeshje tepër të rëndësishme.
Lojët tejet interesante do të transmetohen drejtpërdrejtë në platformën kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
Katër skuadra do të luftojnë për një vend në çerekfinale.
Përballja e parë do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në mes të Paris Saint-Germain përballet me Inter Miamin.
Francezët janë favoritë përballë skuadrës amerikane, por Inter Miami, me emra të njohur në përbërje si Messi, Suarez, Busquets e Alba, pritet të kërkojë surprizën në këtë turne prestigjioz.
Derisa, nga ora 22:00, një tjetër sfidë e madhe është ajo mes Bayern Munchen dhe Flamengos.
“Bavarezët” kërkojnë të tregojnë forcën e tyre, ndërsa skuadra e Brazilit janë të motivuar për të përfaqësuar me sukses futbollin amerikanolatin në këtë kompeticion.
Të dyja përballjet janë pjesë e fazës play-off, me fituesit që do të sigurojnë kalimin në çerekfinale, ku do t’i presin ekipe të tjera të nivelit të lartë.
Kupa e Botës për klube, Messi përballë ish-skuadrës, PSG-së / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.