minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Kosova pret Islandën sonte në ‘Fadil Vokrri’, Dardanët duan fitore në ndeshjen e parë - Shqiperia.info

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i bëjë konak Islandës sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në duelin e parë të “play-off”-it të Ligës së Kombeve.

Takimi nis në ora 20:45, me ekipin e drejtuar nga Franco Foda që kërkon një rezultat pozitiv përpara sfidës vendimtare në Spanjë.

Ekipi që do të dalë më i suksesshëm nga ky duel i dyfishtë do të luajë në Ligën B, ndërsa skuadra humbëse do të zbresë në Ligën C në edicionin e ardhshëm, njofton Klankosova.tv.

Kosova synon të shfrytëzojë përparësinë e fushës dhe përkrahjen e tifozëve, të cilët kanë siguruar të gjitha biletat, duke garantuar një atmosferë të zjarrtë në “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës, ku do të vendoset përfundimisht fati i këtij përballjeje.

Kosova pret Islandën sonte në ‘Fadil Vokrri’, Dardanët duan fitore në ndeshjen e parë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version