Kosova vazhdoi me aksione të rrezikshme dhe arriti të marrë epërsinë në minutën e 71-të ndaj Armenisë me rezultat 3-2.

Ishte Lindon Emërllahu që përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe shënoi një gol të bukur për 3-2.

Skuadra e Franco Fodës është treguar më agresive dhe më e organizuar në pjesën e dytë, duke i mbajtur armenët nën presion të vazhdueshëm.

Kosova pati mundësinë të shënonte edhe golin e katërt, por Florian Haxha, i vetëm përballë portierit, goditi drejt trupit të tij. Nga topi i kthyer, Albion Rrahmani lëshoi një goditje të fuqishme, por topi përfundoi në shtyllë.

Kosova po dominon plotësisht lojën, duke dëshmuar dëshirë të madhe për fitore dhe duke kërkuar vazhdimisht avantazhin e dyfishtë. /

Kosova përmbys Armeninë – Shënon Emërllahu / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version