minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
LSDM: Qeveria ka krijuar borxh të ri prej 2.5 miliardë eurosh, teksa nuk ndërmerr asgjë për rritjen e pagës minimale - Shqiperia.info

LSDM opozitare ka akuzuar Qeverinë për përkeqësim të gjendjes ekonomike në vend.

Sipas tyre, qytetarët po përballen me një standard gjithnjë e më të ulët jetese.

Anëtarja e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, Renata Mlladenovska, tha se buxheti është në gjendje të rënduar financiare dhe se deficiti i planifikuar vjetor tashmë është tejkaluar.

Sipas saj, Qeveria ka krijuar borxh të ri prej 2.5 miliardë eurosh, ndërsa nuk ka siguruar mjete për rritjen e pagës minimale, mbështetjen e bujqëve dhe nevojat e qytetarëve.

“Paga minimale do të harmonizohet automatikisht me koston e jetesës, inflacionin dhe pagën mesatare. Nëse rriten çmimet, duhet të rriten edhe pagat. Nëse rritet fitimi i kompanisë, duhet të rritet edhe paga e punëtorit. Kjo është e drejtë”, tha Mlladenovska.

Nga LSDM theksojnë se ekonomia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe paralajmërojnë politika që, sipas tyre, do të sigurojnë paga më të larta, zhvillim rajonal dhe mbështetje për kompanitë që japin rezultate konkrete.

Share.
Exit mobile version