minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Kosova me tetë garues synon medalje në Grand Slamin e Parisit - Shqiperia.info

Kosova do të paraqitet me tetë garues në Grand Slamin e Parisit.

Në njërën prej garave më prestigjioze të vitit në xhudo do të marrin pjesë garues nga 5 kontinente, nga plot 110 shtete, respektivisht 661 garues, nga të cilët 384 meshkuj dhe 277 femra.

Në Grand Slamin e Parisit, i cili do të mbahet nga 2 deri më 4 shkurt do të marrin pjesë garuesit Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Loriana Kuka (-78 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Dardan Cena (-73 kg) e Shpati Zekaj (-100 kg).

Distria, Nora dhe Flaka ndeshën të premten, Laura, Akili e Dardani të shtunën, kurse Loriana dhe Shpati ndeshen të dielën.

Garuesit do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit e selektorit të ekipit kosovar, Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi.

Meçet do të nisin në orën 09:00.

Kosova me tetë garues synon medalje në Grand Slamin e Parisit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version