Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka përzgjedhur 11 futbollistët që do të zbarkojnë në fushën e “Fadil Vokrrit”, për duelin ndaj Komoreve.

Në 11-shen startuese, për herë të parë do të jetë edhe talenti i Prishtinës, Ron Raqi, teksa nga fillimi do të luajë edhe Meriton Korenica, i cili nuk kishte asnjë minutë ndeshjen e kaluar.

Për dallim nga hera e kaluar – fitorja 5-2 ndaj Armenisë – sot Foda duket se do të përdorë sistemin 3-4-2-1.

Formacioni i plotë:

Bekaj; Vojvoda, Dellova, Raqi; Hadërgjonaj, Emërllahu, Rexhbeçaj, Rrudhani; Jashari; Korenica; Albion Rrahmani.

Ndeshja nis nga ora 19:00.

Kosova e publikon formacionin zyrtar për ndeshjen e sotme, debuton Ron Raqi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version