
Kushtet ekonomike bindën Nico Williams për të qëndruar edhe për të paktën 10 vite në Bilbao.
Historia e dashurisë me ngjyrat kuqebardhë shkaktoi një nga “sensacionet” më të mëdha të kësaj vere, me 23-vjeçarin që ishte shumë pranë firmës me Barcelonën dhe Bayern Munich.
Kontrata e re është jo vetëm një deklaratë besnikërie, por edhe një marrëveshje ekonomike e nivelit më të lartë.
Williams do të përfitojë një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që kontrata e tij përfshin një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, duke e bërë pothuajse të paprekshëm për çdo klub tjetër. Një sinjal i qartë se Bilbao nuk ka ndërmend të lëshojë lehtë një prej simboleve të saj më të rëndësishëm të brezit të ri.
Në vitin 2035, Nico do të jetë 33 vjeç, mjaftueshëm për t’u kthyer në një simbol i klubit, ndoshta në gjurmët e Francesco Tottit në Romë.
Nico Williams gjendet prej 5 sezonesh si profesionist, ku ka luajtur 157 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola. Në sezonin e shkuar ai realizoi në 15 raste në të gjithë kompeticionet, teksa me kombëtaren spanjolle ka realizuar 4 herë.
23-vjeçari shënon 0.28 gola për ndeshje, mesatare e kënaqshme duke parë që luan në krahët e sulmit, pozicion që krijon më shumë liri veprimi, por që e mban larg portës kundërshtare.
Klauzolë “sheikësh” për Nico Williams / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.