
Trepça e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.
Për të dytin vit radhazi, Trepça i ka fituar të gjitha trofetë e basketbollit kosovar.
Mitrovicasit arritën me sukses ta mbronin titullin e fituar sezonin e kaluar në përballje ndaj Bashkimit.
Dueli final i zhvilluar në “Minatori” ku u vulos titulli i kampionit për Trepçën u raportua edhe në mediat ndërkombëtare, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Triumfi i Trepçës u bë lajm duke filluar nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Associated Press e deri te mediat tjera ndërkombëtare. Fakti që Trepça siguroi titullin e dytë të kampionit është cilësuar si arritje mbresëlënëse në këto raportime.
“Përtej zhurmës së turmës, kjo fitore i sjell energji dhe optimizëm të ripërtërirë një qyteti që është ende duke u shëruar nga përçarjet e thella”, thuhet në një nga këta artikuj.
Kampione në basketboll për të dytin vit radhazi, triumfi i Trepçës raportohet edhe në mediat ndërkombëtare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.