minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Jurgen Uldedaj vetëm pas dy raundesh nokauton kundërshtarin e tij boshnjak - Shqiperia.info

Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar Jurgen Uldedaj të mposhtë rivalin që kishte përballë, Edin Puhalo.

Deri në përballjen me kampionin tonë, Puhalo kishte 24 fitore (23 me KOs) dhe vetëm 2 humbje.

Në raundin e dytë, djaloshi shqiptar, u shpall fitues i ndeshjes me KO teknik, duke ngritur përsëri lart flamurin kuqezi, si një boksieri profesionist më me shumë suksese në të gjithë shqiptarinë.

Fitorja e rendit 27-vjeçarin Jurgen Uldedaj në mes 15 më të mirëve në botë për 4 federatat e boksit profesionist WBO, WBA, IBF, WBC.

Edin Puhalo është ish- kampion në WBO European Cruiser, në IBO Continental Cruiser dhe WBC Mediterranean Cruser. Deri në këtë ndeshje, ai ishte i rankuar në 10 më të mirët e WBA-së.

Jurgen Uldedaj vetëm pas dy raundesh nokauton kundërshtarin e tij boshnjak / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version