minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Jepet tenderi 3.4 milionësh për renovimin e Stadiumit të Gjakovës, punët pritet të kryhen për 13 muaj - Shqiperia.info

Komuna e Gjakovës ka dhënë tenderin 3.4 milionësh për renovimin e stadiumit të qytetit, saktësisht konstruksionin e mbulesës dhe ndriçimin e fushës së lojës. Punët parashihet të përfundojnë për 12-13 muaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kontrata, me vlerë totale 3 milionë e 424 mijë e 264 euro, është planifikuar të nënshkruhet më 1 shtator.

Me këtë tender është shpërblyer grupi i operatorëve ekonomik “UNICRON SH.P.K; Astraplan SH.P.K”.

Projekti financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Kontraktuesit do t’i jepet avans 15% të vlerës kontraktuar”, theksohet në fund të njoftimit.

Vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 3 milionë e 299 mijë e 907 euro, që i bie se është tejkaluar për rreth 125 mijë euro./Reporteri.net

Jepet tenderi 3.4 milionësh për renovimin e Stadiumit të Gjakovës, punët pritet të kryhen për 13 muaj / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version