minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Jasir Asani drejt largimit nga Korea e Jugut, ka ofertë nga Gjermania për yllin shqiptar - Shqiperia.info

Jasir Asani, pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e verës. Sulmuesi shqiptar, do të largohet nga Koreja e Jugut, aty ku është pjesë e skuadrës së Gwangju.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se 28-vjeçari është në bisedime me klubin gjerman, Dusseldorf.

Këta të fundit, e mbyllën kampionatin në vendin e tretë në Bundesliga 2 dhe synojnë ngjitjen në elitë, pasi përballen në “play off” me Bochum.

Drejtuesit e klubit gjerman, janë në bisedime me menaxherin e Asanit dhe nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshje në orët e ardhshme.

Jasir Asani drejt largimit nga Korea e Jugut, ka ofertë nga Gjermania për yllin shqiptar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version