Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ka ndarë me ndjekësit një lajm të dhimbshëm dhe prekës: babai i saj, legjenda e boksit Aziz Salihu, i njohur nga të gjithë si “Zizi Olimpiku”, është diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë të Alzheimerit.

Në një postim emocional, Monika shprehet se jeta nuk kursen askënd nga sfidat, por familja e tyre ka qenë gjithmonë e bashkuar dhe do të vazhdojë të qëndrojë kështu, deri në fund.

“Nuk mund të gënjej për dhimbjen,” shkruan ajo.

“Por jam dhe do të vdes si qika e boksierit.”

Pavarësisht gjendjes shëndetësore, Monika thekson se dashuria e babait të saj për familjen, Kosovën dhe popullin mbetet e njëjtë, edhe sot:

“Edhe sot ju don me shpirt, edhe pse ai është ndryshe.”

Aziz Salihu është një nga figurat më të dashura dhe më të respektuara të sportit shqiptar. Një ikonë e ringut, fitues i shumë medaljeve dhe krenari kombëtare që ka frymëzuar gjenerata të tëra me shpirtin luftarak dhe përkushtimin ndaj vendit.

Mesazhi i Monikës nuk është thjesht një lajm personal, por një thirrje për dashuri, respekt dhe kujdes më të madh për të moshuarit dhe për të gjithë ata që përballen me sëmundje të rënda si Alzheimeri.

“Jam dhe do të vdes si qika e boksierit” – Monika Salihu ndan lajmin e dhimbshëm për babain e saj / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version