minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ish-lojtari olimpik në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së - Shqiperia.info

Ish-lojtari olimpik i snowboard, Ryan James Wedding është përfshirë në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI-së. Kanadezi akuzohet për kontrabandë kokaine me vlerë miliarda dollarë.

Wedding u padit në shtator 2024, së bashku me 15 persona të tjerë, për organizimin e një rrjeti kontrabande kokaine që shtrihej nga Kolumbia, përmes Meksikës, në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Një ofertë prej 10 milionë dollarësh është vënë në dispozicion për kapjen e tij nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

FBI-ja beson se ai fshihet në Meksikë, ose se ka ndryshuar prej kohësh përshkrimin e tij personal nëpërmjet kirurgjisë plastike. Përveçse kërkohet për trafik droge, ai akuzohet edhe për katër vrasje.

Midis tyre është edhe të shtënat në nëntor 2023, kur u vranë turistë indianë që ishin shënjestra aksidentale.

Besohet se kanadezi po përdor lidhjet e tij me një kartel droge për t’iu shmangur autoriteteve.

Ish-lojtari lindi në provincën kanadeze të Ontarios, në një familje skiatorësh. Babai i tij ishte skiator profesionist, xhaxhai i tij ishte anëtar i ekipit kombëtar dhe gjyshërit e tij drejtonin një klub lokal skish.

Ish-lojtari olimpik në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version