minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Inter Miami del me njoftim për gjendjen e Leo Messit - Shqiperia.info

Inter Miami ka dalë me një njoftim për gjendjen fizike të Lionel Messit, i cili pësoi lëndim së fundmi.

Klubi nga liga MLS ka njoftuar se ylli argjentinas u është nënshtruar testeve mjekësore për ta mësuar shkallën e lëndimit që e pësoi në ndeshjen ndaj Necaxa, shkruan “Gazeta Express”.

“Departamenti i Komunikimit i Inter Miami CF e ka dhënë një përditësim të dëmtimit të paraqitur nga Baptist Health për kapitenin e klubit. Leo Messi iu nënshtrua testeve mjekësore për ta vlerësuar shkallën e shqetësimit muskulor që e pësoi gjatë ndeshjes së Kupës së Ligës mbrëmë kundër Necaxa, gjë që e detyroi atë të largohej nga fusha. Rezultatet e konfirmuan një dëmtim të vogël muskulor në këmbën e djathtë. Rikthimi i tij do të varet nga progresi i tij klinik dhe përgjigja ndaj ushtrimeve”, njoftoi klubi amerikan.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë u detyrua të largohej nga fusha e blertë pas dhimbjeve që i ndiente, gjë që bëri që tifozët e tij të shqetësoheshin për një moment.

Aktualisht nuk dihet saktë se kur do të rikthehet në fushën e blertë, por nuk pritet që Messi të mungojë gjatë.

Inter Miami del me njoftim për gjendjen e Leo Messit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version