Jasir Asani është titullar në sfidën që Gwangju FC po zhvillon në shtëpi ndaj Yokohama F. Marinos, takim i vlefshëm për AFC Champions League.

Sulmuesit shqiptar i mjaftuan vetëm 2 minuta lojë për të gjetur golin.

Një realizim spektakolar nga “mëngjarashi” i Kombëtares…, i cili “shtangu” ekipin kundërshtar. Me këtë gol Asani i dha avantazhin ekipit të tij.

Kujtojmë se ky është goli i 3-të sezonal për 29-vjeçarin, i cili ka luajtur në 10 ndeshje në këtë sezon.

I mjaftojnë vetëm dy minuta, Jasir Asani shënon supergol / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version