Futbollisti kosovar, Bersant Celina, ka shkëlqyer në fitoren e ekipit të tij, AIK, duke realizuar një gol fantastik në ndeshjen ndaj Degerfors, shkruan Reporteri.net.

Celina u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë dhe iu deshën vetëm 15 minuta për të lënë gjurmë në fushë.

Me një goditje të fuqishme nga distanca, ai mposhti portierin kundërshtar, duke shënuar golin e fundit të takimit dhe duke thelluar epërsinë e AIK-ut.

 

Ky gol jo vetëm që dëshmon formën e mirë të Celinës, por edhe rolin e rëndësishëm që po merr në skuadrën suedeze. /Reporteri.net/.

I jashtëzakonshëm Bersant Celina, shënon gol fantastik nga distanca / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version