minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Guardiola, trajneri i parë që shpenzon dy miliardë euro në merkato - Shqiperia.info

Pep Guardiola ka shënuar sërish emrin e tij në histori. Trajneri i Manchester City-t, ka kapur shifrën e dy miliardë shpenzimeve në merkato, gjatë gjithë karrierës së tij.

Asnjë trajner tjetër nuk ka shpenzuar më shumë se tekniku spanjoll. Transferimi i James Trafford nga Burnley, i kushtoi 31 milionë euro “qytetarëve” dhe ka vendosur rekord për Guardiolën.

Në vendin e dytë sa i përket shpenzimeve, qëndron Diego Simeone, i cili ka shpenzuar 1.31 miliardë euro në merkato.

Te Barcelona, Guardiola shpenzoi 342 milionë euro për afrime në merkato, ndërsa te Bayern Munich shpenzoi 206 milionë euro.

Shifrat te City janë më të mëdha, plot 1.6 miliardë euro, me Jack Grealish që është blerja më e shtrenjtë.

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon dy miliardë euro në merkato / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version