minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Guardia di Finanza bastis klubin e Milanit, zbulohet mashtrimi - Shqiperia.info

Guardia di Finanza ka zbarkuar në zyrat e Milanit për një kontroll tatimor, që ka lidhje me ndryshimin e pronësisë. Hetimet kanë të bëjnë me kalimin e shumicës së aksioneve të kompanisë kuqezi, të përfunduar në gusht 2022, nga fondi Elliott në fondin RedBird.

Në kuadër të operacionit, CEO-ja aktual i Milanit, Giorgio Furlani, dhe paraardhësi i tij, Gazidis, u hetuan nga Prokuroria e Milanos me dyshimin për veprën penale të “pengimit të autoritetit mbikëqyrës të Federatës së Futbollit”.

Për momentin, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi bastisjen e organeve tatimore në selinë e kuqezinjve, por ky zhvillim i ri lidher me hetimet e nisura muajt e fundit nga prokuroria e Milanos për transferimin e pronësisë së klubit, për të cilin janë ngritur disa padi nga “Blue Skye”.

Besohet se klubi milanez është ende në pronësi të fondit Elliott dhe se shitja është fshehur nga Federata e Futbollit.

Guardia di Finanza bastis klubin e Milanit, zbulohet mashtrimi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version