minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Gruaja pas arkivolit të Diogo Jotas – Nëna, babai e gjyshi zemërthyer - Shqiperia.info

Diogo Jota dhe vëllai i tij u përcollën në banesën e fundit, pranë kishës në qytetin e Gondomarit

Dy vëllezërit, Diogo Jota dhe André Silva, po përcillen në banesën e fundit në varrezat pranë kishës në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar – vetëm pak metra larg nga vendi ku u mbajt ceremonia mortore.

Procesioni funeral ka nisur drejt varrezave, ndërsa të afërm dhe miq shoqërojnë arkivolet e dy të ndjerëve në heshtje e dhimbje të thellë.

Turma e madhe e të pranishmëve – familjarë, miq, të dashur – ecën ngadalë, duke u mbështetur tek njëri-tjetri për forcë. Tifozët dhe qytetarët e mbledhur jashtë i shoqërojnë me duartrokitje të ndjera, si një akt nderimi për jetën dhe trashëgiminë që lanë pas Diogo dhe André.

Gruaja e Jotas u pa pas arkivolit të Diogos.

Derisa nëna, babai e gjyshi i Diogo Jotës e Andre Silvas u panë zemërthyer.

Ky është kulmi i një dite të mbushur me emocione të forta, ku sporti, familja dhe dashuria për të ndjerët janë bashkuar në një moment të përbashkët trishtimi e nderimi.

Gruaja pas arkivolit të Diogo Jotas – Nëna, babai e gjyshi zemërthyer / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version