Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Bayern Munchenit gjatë vikendit të ardhshëm.
Xhaka tregoi se skuadra e tij Bayer Leverkusen është gati për takimin derbi në Bundesliga.
“Sigurisht që ne e dimë se sa ka potencial Bayern Muncheni. Sigurisht që i kemi analizuar lojtarët e tyre dhe e shihni që gjithçka po shkon mirë. Pothuajse çdo goditje e tyre është një gol. Sulmi është shumë i fortë dhe ata po pësojnë më pak gola”, u shpreh Granit Xhaka.
Kapiteni i “helvetikëve” thotë se vetëm Xabi Alonso mund të bëjë mirë në këtë ndeshje.
“Xabi Alonso është ai që mund të shohë se çfarë bëjmë mirë ne dhe çfarë keq. Ai analizoi seancat stërvitore dhe lojtarët. Nëse dikush di se çfarë duhet përmirësuar, ai është trajneri”, vazhdoi ndërkaq Xhaka.
Xhaka, gjithashtu tha se skuadra e tij në derbi pritet t’i shënojë dy apo tre gola.
“Jam i bindur se do të vazhdojmë me fitore, sidomos nëse jemi të mirë në mbrojtje. Të gjithë e dinë që sulmi ynë mund të shënojë dy apo tre gola për lojë”, tha mesfushori shqiptar.
Kujtojmë se ndeshja mes Bayern Munchenit dhe Bayer Leverkusenit zhvillohet të shtunën nga ora 18:30 në “Allianz Arena”./Indeksonline/
Granit Xhaka i frikësohet Bayernit: Janë shumë të fortë, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.