minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Grand Slami i Parisit: Sot ndeshen Laura, Akili e Dardani - Shqiperia.info

Grand Slami i xhudos që po mbahet në Paris vazhdon sot me disa kategori tjera.

Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të jenë xhudistët nga Kosova që garojnë gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se dje, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Nora Gjakova u rendit e pesta, kurse Flaka Loxha u eliminua në raundin e tretë.

Gjatë ditës së nesërme, do të garojnë Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj.

Grand Slami i Parisit: Sot ndeshen Laura, Akili e Dardani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version