Kush është më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Është një debat që ka ndarë botën e futbollit për më shumë se dy dekada.

Për të marrë një përgjigje, kemi pyetur inteligjencën artificiale të Google, dhe kjo është ajo që u përgjigj.

“Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Të dy kanë fituar një numër të madh trofesh individuale dhe ekipore, dhe kanë thyer pafund rekorde”, thuhet fillimisht nga Google AI.

“Messi ka fituar një rekord prej tetë Topash të Artë dhe gjashtë Këpuca të Arta të Evropës. Ai ka fituar gjithashtu tri herë Ligën e Kampionëve, dhjetë herë La Ligën dhe ka udhëhequr Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Amerikës në vitin 2021 dhe Kupën e Botës në 2022”.

“Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo ka fituar pesë Topa të Artë, katër Këpuca të Arta të Evropës, pesë herë Ligën e Kampionëve, tri herë Ligën Premier dhe Serie A-në. Në fund të fundit, gjithçka varet nga preferenca personale. Disa njerëz preferojnë stilin e Messit, të tjerë preferojnë atë të Ronaldos. Nuk ka një përgjigje të saktë apo të gabuar”.

Më tej, Google AI shton: “Në mendimin tim, Messi është lojtari më i mirë. Ai është më kreativ, më klinik në gola dhe më konstant sesa Ronaldo. Messi është gjithashtu më i përfshirë në lojën ekipore dhe ka fituar më shumë trofe si me klubin ashtu edhe me kombëtaren”, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, inteligjenca artificiale e Google thekson se: “Ronaldo mbetet një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai është një atlet fizikisht i shkëlqyer dhe i aftë të shënojë gola nga çdo pozicion në fushë. Ronaldo është gjithashtu një fitues i lindur, me shumë trofe të fituar si me klubet ashtu edhe me Portugalinë”.

Ky konkluzion nga Google AI nuk e mbyll debatin mes Messit dhe Ronaldos, por hedh dritë mbi arritjet e jashtëzakonshme të dy ikonave që kanë ndryshuar historinë e futbollit modern.

Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja ka befasuar shumë tifozë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version