
Shqipëria po e mbanë konferencën e fundit për shtyp, para ndeshjes së madhe ndaj Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.
Para gazetarëve nga kombëtarja shqiptare kanë dalur selektori i kombëtares shqiptare, Sylvinho dhe kapiteni, Berat Gjimshiti.
Një gazetar serb e provokoi Berat Gjimshitin, duke ia përmendur gruan e tij serbe gjatë konferencës.
Ai e pyeti se si e kishte pritur gruaja e tij përballjen Shqipëri – Serbi.
I shpejt ishte reagimi i Gjimshitit, i cili i tha se këtu ka ardhur të flasë për futboll, jo të flasë për jetën e tij private.
Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet nesër me fillim nga ora 20:45.
Gazetari serb e provokon Gjimshitin, duke e pyetur për bashkëshorten / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.