Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sonte prapë në fushën e blertë.

Dardanët do ta zhvillojnë miqësoren e dytë të muajit qershor.

Ekipi i Franco Fodës do të përballet me Ishujt Komore, në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova vjen nga një paraqitje fantastike që e bëri tri ditë më parë në miqësoren me Armeninë, të cilën e mposhti me rezultat 5:2, po ashtu në kryeqytetin kosovar.

E sonte, Verdhekaltrit synojnë ta bëjnë një tjetër ndeshje të madhe para publikut kosovar, të cilin synojnë ta gëzojnë sërish.

Këto dy ndeshje miqësore do të jenë një pasqyrë e mirë për trajnerin Foda para kampanjës kualifikuese të Botërorit 2026, të cilën Kosova do ta nisë në muajin shtator me ndeshjen ndaj Zvicrës, ndërsa në grup i ka edhe Suedinë e Slloveninë.

Njëherësh, këto dy miqësore do të jenë një rast ideal dhe jetik për futbollistët e rinj që ta tregojnë veten pasi trajneri gjerman nuk i ka ftuar yjet e Kombëtares për miqësoret e këtij muaji.

Ndeshja e sontme mes Kosovës dhe Ishujve Komore do të nisë prej orës 19:00./Express

Gati për miqësoren e dytë të qershorit, Kosova synon fitore sonte ndaj Ishujve Komore / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version