minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Fundjava vjen me spektakël në botën e boksit, Joshua sfidon Dubois për titullin IBF - Shqiperia.info

Jemi vetëm dy ditë larg përballjes gjithë-britanike mes Daniel Dubois dhe Anthony Joshua.

Joshua do të synojë të bëhet tre herë kampion bote në peshën e rëndë kur të sfidojë Dubois për titullin IBF.

Dubois do të bëjë mbrojtjen e parë të rripit pas fitores ndaj Filip Hrgovic, ndërsa dy boksierët britanikë luftojnë në stadiumin ikonik, Wembley.

Ky meç do të zhvillohet të shtunën rreth orës 23:00, kurse po atë natë, Liam ‘Beefy’ Smith përballet me Josh Kelly, ndërsa Anthony Cacace mbron titullin e tij botëror në peshën super të lehtë në IBF kundër Josh Warrington.

Përballjet e tjera që do të zhvillohen po në atë natë: Tyler Denny kundër Hamzah Sheeraz, Joshua Buatsi kundër Willy Hutchinson dhe Mark Chamberlain kundër Josh Padley janë gjithashtu të planifikuara për kartën masive.

Fundjava vjen me spektakël në botën e boksit, Joshua sfidon Dubois për titullin IBF / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version