minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Franca thyen akullin, realizon ndaj Spanjës - Shqiperia.info

Franca e ka nisur furishëm takimin ndaj Spanjës duke realizuar gol.

Po zhvillohej minuta e tetë kur Ousmane Dembele pasoi te Kylian Mbappe, i cili me një harkim gjeti sulmuesin Randal Kolo Muani që realizoi golin që theu akullin për Francën.

Ky është goli i parë i Francës nga loja e hapur pas më shumë se 500 minutave.

Teksa Spanja rrezikoi në minutën e pestë.

Lamine Yamal harkoi në zonë, por nga afër mesfushori Fabian nuk arriti të realizonte me kokë.

Franca hyri në këtë takim me më shumë se 500 minuta pa realizuar gol nga loja e hapur. Kylian Mbappe ka realizuar vetëm një gol dhe atë nga penalltia ndaj Polonisë në fazën grupore.

Francës në këtë Kampionat i kanë ndihmuar edhe tre autogola të tjerë.

Franca thyen akullin, realizon ndaj Spanjës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version