minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Foda zbulon lojtarin më të ri që do ti bashkohet Kosovës - Shqiperia.info

Franco Foda sot zyrtarisht ka marrë detyrën e selektorit të Kosovës.

Tekniku gjerman, gjatë prezantim zyrtar ka bërë të ditur se Elvis Rexhbeçaj do ta vesh fanellën e Kosovës.

Mesfushori i cili luan në kampionatin gjerman, te skuadra e Augsburgut, mund të jetë në listën e të ftuarve të trajnerit të ri të Kosovës, Franco Fodës.

“Rexhbeçajn e kam parë duke luajtur, besoj se do ta kontaktojë. Jam optimist se do të na bashkohet”, tha Foda.

Ndërsa, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, zbuloi se tashmë janë në fazën e kompletimit të dokumenteve. Sipas tij, gjithçka tanimë është e përfunduar.

“Jemi në kontakt që 5 vjet, jemi në fazën e kompletimit të dokumenteve”, deklaroi Ademi./IndeksOnline/

Foda zbulon lojtarin më të ri që do ti bashkohet Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version